250 den. krevati për turistë në Strugë, standarti i ulët jetësor i detyron struganët..

Maqedonia

250 den. krevati për turistë në Strugë, standarti i ulët jetësor i detyron struganët..

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 18:10

30 denarë kafe, prej 60 deri 80 për birrë, ndërsa kolltuqet portative janë pa pagesë. Liqeni është i njejtë,, uji i pastërt falë Drin-it të Zi ndërsa shërbimi larg më me cilësi se ku do në Maqedoni. Kjo është situata reale në qytetin e Strugës i cili vetëm pak km larg qytetrit të Ohrit ndryshon për nga çmimet,në Ohër të njëjtat shërbime janë dyfish më të shtrenjta ndërsa qytetarët e Ohrit fitojnë më shumë.

Çmimi për krevat për akomodim privat është prej 250 denarë e te lartë dhe atë në vetë qytetin në largësi prej 150 metrash nga plazhet e rregulluara. Struga është qytet i vogël pra vetur ose taksi nuk do t’ju nevojitet, sepse gjithçka është në distancë prej 15 minuta ecje në këmbë. Për dallim nga vendet tjera, incidente lidhur me turistë të huaj 13-14 vitet e fundit nuk ka, ky fakt Strugën e bën vend më të sigurtë për pushime në shtet.

Të gjitha plazhet janë me mbulesë interneti, të pastra, të rregulluara dhe në afërsi të secilës ka minimarket dhe ju nuk do të ketë nevojë të bleni ushqim restauranti, ndërsa ditën do ta kaloni sikur në shtëpi, bile edhe më lirë.

Edhe përskaj kushteve të volitshme, Struga ka turistë sa për të mbijetuar pasi turistët e huaj frekuentojnë Ohrin edhe përshkak të politikave qeveritare për promovimin e turizmit në Ohër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat