Rikthehet rasti “Monstra”

Maqedonia

Rikthehet rasti “Monstra”

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 17:32

Gjykata e Apelit në Shkup të hënën do ta shqyrtoj rastin “Monstra”, gjegjësisht do t’i shqyrtoj ankesat e ngritura nga të dënuarit për vrasjen e pesëfishtë tek liqeni i Smilkovës.

Portali Nova, nga burime të afërta me palën mbrojtëse, mëson se gjykatës mund të i jepen transkripte nga bisedat e përgjuara, nga të ashtuquajturat ‘bomba’ të cilat kanë të bëjnë më rastin “Monstra”.

Kjo do të zbulojë nëse të dënuarit me burg janë fajtorët e vetëm apo nuk janë për rastin në fjalë.

Nëse ndodh kjo atëherë gjasat janë reale që avokatët të kërkojnë anulimin e seancës publike që pritet të mbahet nesër, për arsye të grumbullimit të fakteve të reja, dhe me ato fakte të reja të palës mbrojtëse lënda të vihet në shqyrtim në shtator.

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, disa herë ka paralajmëruar se ekzistojnë biseda të përgjuara edhe për rastin “Monstra” të cilat nuk janë publikuar për arsye të presionit nga diplomatët e huaj, me arsyetimin që të mos shkaktohen tensione ndëretnike në vend.

Në seancën e nesërme janë të ftuar të dënuarit edhe avokatët e tyre, me përjashtim të një avokati, por mos prezenca e tij nuk duhet të shkaktojë anulimin esencës.

Sipas avokatëve të të dënuarve, aktigjykimi nuk mund të mbetet në fuqi për faktin se është i bazuar vetëm nga dëshmia e një dëshmitari të mbrojtur.

Ndërsa, dyshimet janë ngritur akoma më shumë nga pohimet e liderit opozitar, Zoran Zaev, i cili disa herë ka theksuar se posedon dëshmi nga materiale e përgjimeve, që të dënuarit në këtë rast janë të pafajshëm .

Ndryshe, gjashtë shqiptarë nga Republika e Maqedonisë, në rastin e njohur si “Monstra” janë dënuar me burg të përjetshëm. Ata dyshohet se kanë marrë pjesë në vrasjen e katër të rinjve dhe një peshkatari të moshuar të komunitetit maqedonas në bregun e liqenit Smilkovc afër Shkupit.

Kundër këtij vendimi kanë reaguar të gjitha organizatat shqiptare, ndërsa janë organizuar dhjetëra demonstrata në Shkup dhe vendet tjera të Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat