175 persona arrestohen nga “Alfa” gjatë muajit të fundit

Maqedonia

175 persona arrestohen nga “Alfa” gjatë muajit të fundit

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 14:34

Gjatë muajit të kaluar pjesëtarët e Njësisë për përgjigje të parë dhe intervenim – Alfa, gjatë kryerjes së veprimtarisë së rregullt motopatrulluese, gjithsej kanë bërë legjitimimin e 926 personave, kontroll të 242 automjeteve motorike dhe të 60 personave, ndërsa sipas bazave të ndryshme janë arrestuar gjithsej 175 persona.

Në bazë të telegramit, kumtoi sot MPB, janë arrestuar 32 persona, me urdhër të Gjykatës themelore 10 persona, nën dyshimin për vepër penale të kryer janë arrestuar 34 persona, për vepër penale të kryer 11, për mbajtje të dënimit me burg 13 persona, për vërtetimin e identitetit shtatë persona dhe për punë të ndaluara janë arrestuar pesë persona.

Mes tjerëve, një person është arrestuar për sulm ndaj personit zyrtar, dy persona për mbajtje joligjore të armës, ndërsa 19 janë arrestuar për posedim të drogës. bazë të ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat