Shtohet prania e lypësve në Gostivar, më shumë gra dhe fëmijë

Maqedonia

Shtohet prania e lypësve në Gostivar, më shumë gra dhe fëmijë

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 13:55

Me fillimin e muajt të Ramazanit, qyteti i Gostivarit është vërshuar nga lypsarët të cilët i gjen në çdo skaj të rrugëve e sidomos para Xhamive, qendrave tregtare dhe rrugë më të frekuentuara të qytetit. Periudhë e theksuar e ditës ku shtohet dukshëm prania e lypësve është periudha e mbrëmjes ku shumica e qytetarëve pas iftarit dalin rrugëve të qytetit për të shëtitur ose për të shkuar në xhami.

Një pjesë e tyre janë fëmijë, ndërsa në mesin e tyre ka edhe më të moshuar. Sipas evidencave të Policisë, bëhet fjalë për persona që vijnë nga lokalitete të ndryshme të Pollogut, por nuk mungojnë edhe nga qytetet tjera me theks të veçantë të Maqedonisë Lindore të cilët në mëngjes zbarkojnë rrugëve të qytetit për tu larguar në mbrëmje me qarin e fituar gjatë ditës. Prezenca e vazhdueshme dhe gjithnjë e në rritje e lypësve nëpër vendet publike, dhe sidomos me ardhjen e muajt të Ramazanit i cili muaj njihet si muaj i solidaritetit, u ka nxjerrë punë edhe organeve të rendit. Kjo veprimtare patologjike, për organet e rendit konsiderohet edhe si kundërvajtje ndaj rendit dhe qetësisë publike, dhe duke u bazuar në këtë kategori ligjore, janë duke ndërmarrë masat e duhura në terren, transmeton Radio Vala.

“Lypësia është dukuri asociale e sanksionuar edhe me ligjin për rendin dhe qetësinë publike, dukuri kjo që këtyre ditëve sërish është prezente në regjionin më të gjerë të Pollogut. Më së shpeshti, gra dhe fëmijë të vegjël duke filluar nga orët e para të mëngjesit e deri në orët e mbrëmjes, mund të vërehen se si lypin në rrugët më frekuentive të Gostivarit. Para së gjithash nëpër objektet fetare dhe nëpër tregje. Disa nga ato, hynë edhe nëpër objekte hoteliere dhe lokale të tjera të karakterit publik”, nënvizoi zëdhënësi i Policisë rajonale, Marjan Josifoski.

Sipas tij, Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë, në vazhdimësi ndërmerr masa dhe aktivitete përkatëse në parandalimin e kësaj dukurie devijuese sociale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat