Kriza në Greqi, turistët nga Maqedonia anulojnë rezervimet

Maqedonia

Kriza në Greqi, turistët nga Maqedonia anulojnë rezervimet

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 11:03

Kriza në Greqi ka ndikuar të bie interesimi i qytetarëve të Maqedonisë të cilët krahasuar me vitet e tjera, sivjet kanë shumë pak interesim për të bërë plazh në rivierën greke. Përveç kësaj, edhe një pjesë e madhe e aranzhmaneve janë anuluar, informojnë agjencionet turistike, njofton RTVM.

Gjithashtu nga agjencitë bëjnë të ditur se klientët e tyre që kanë shkuar në Greqi, janë kthyer menjëherë për shkak se kanë pasur probleme lidhur me kartelat e bankës.

“Disa klientë që i kemi pasur ne, që i kanë bërë herët aranzhmanet i kanë anuluar, për shkak të krizës që ndodhi, disa klientë tjerë që i kemi klienta të rregullt kanë dashur që të shkojnë vet nëpër apartmane të ndryshme mirëpo ka ndikuar kriza sepse kanë mbetur pa benzinë, ata që kan shkuar me kartela kreditore, e kanë pasur edhe më keq sepse skanë marrur të holla me vete dhe kanë ngel atje derisa janë kombinuar që të kthehen, mirëpo janë kthyer shumica” – tha Liridona Aliu, menaxhere në “Mërgimi Travel”.

Krizë greke duket se po i levërdisë më shumë turizmit shqiptar. Agjencionet turistike bëjnë të ditur se për shkak të situatës në Greqi, interesimi i qytetarëve të Maqedonisë është kthyer kah bregdeti shqiptar.

“Tash më shumë kërkesa ka për Shqipëri, edhe nga pala e maqedonasve edhe pse ata nuk kanë preferuar të shkojnë në bregdetin e Shqipërisë, mirëpo interesimi tashmë ka ndryshuar anën, për shkak të krizës që ndoshi në Greqi” – tha Liridona Aliu, menaxhere në “Mërgimi Travel”.

Agjencionet informojnë se çmimet për në Greqi kanë rënë dukshëm. Çmimet që përpara kanë qenë 80 euro për person tani kanë rënë në 30 euro, por përkundër kësaj interesimi i qytetarëve është i pakët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat