Sezoni veror, ndalesë për mjetet e rënda transportuese në aksin Gostivar – Ohër

Maqedonia

Sezoni veror, ndalesë për mjetet e rënda transportuese në aksin Gostivar – Ohër

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 10:44

Si çdo verë edhe gjatë kësaj periudhe verore është vendosur regjim i posaçëm i lëvizjes së mjeteve të rënda transportuese në aksin rrugor Gostivar – Ohër.

Sipas një vendimi të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, në këtë aks rrugor do të ketë ndalesë kohore për lëvizjen e të gjitha mjeteve të rënda transportuese, për shkak të sezonit turistik dhe fluksit të makinave të turistëve vendor dhe të huaj.

Ndalesa do të vlejë prej 1 korrikut deri në fund të muajit gusht, ndërsa me këtë mjetet e rënda transportuese mbi 7,5 ton nuk lejohen të lëvizin në intervalin kohor prej orës 15.00 deri në 24.00 çdo të premte dhe prej orës 7.00 deri në 24.00, çdo të shtune dhe të diele, transmeton INA.

MPB ka bërë të ditur se për respektimin e kësaj rregullore janë vendosur tabela informuese, por do të jenë në terren edhe ekipe policore të komunikacionit për të informuar transportuesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat