Zaev: Për disa linja të kuqe nuk guxojmë të bëjmë lëshime

Maqedonia

Zaev: Për disa linja të kuqe nuk guxojmë të bëjmë lëshime

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 10:40

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm Oliver Spasovski, mori pjesë në debatin me social demokratët e rinj në temën:” Si më andej dhe çka do të ndodh pas rënies së Gruevskit”, në kuadrin e Seminarit rinor të Forumit Rinor të LSDM-së në Ohër.

“Përcollëm porosinë që keqpërdorimi i turpshëm i pushtetit asnjëherë të mos përsëritet. Përcollëm porosinë e fuqishme në Maqedoni, rajon, Evropë dhe botë se të gjithë ato që e keqpërdorin pushtetin, mund që të nxihen në vepër dhe duhet që të bartin përgjegjësi.

Njashtu, nxitëm unitetin ndëretnik, ky është një kontribut i madh, dhe ne si social demokrat jemi bartës të atij procesi”, theksoi Zaev, transmeton zhurnal.mk

Ai diskutoi për rezultatet nga projekti “E vërteta për Maqedoninë” që vazhdoi me dhënien dorëheqje të bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Gruevskit, vazhdoi me inicimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe është e patjetërsueshme që të përfundojnë me një qeveri kalimtare e cila do të realizoj zgjedhje të lira dhe demokratike në Maqedoni.

“Bisedimet po i udhëheqim seriozisht, por të liruar nga presioni. Për disa linja të kuqe nuk guxojmë që të bëjmë lëshime. Argumentet janë në anën tonë”, theksoi ndërmjet tjerash Zaev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat