Xhambazovski: Maqedonia është vend i sigurt për turistët e huaj

Maqedonia

Xhambazovski: Maqedonia është vend i sigurt për turistët e huaj

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 10:20

Maqedonia dhe Bullgaria duhet që ta shikojnë mundësinë e krijimit të pakove të përbashkëta turistike që do t`i ofrohen turistëve nga vendet e Lindjes së Mesme, Afrikës Veriore dhe Azisë, theksoi drejtori i Agjencisë së zhvillimit dhe mbështetjes së turizmit Kristian Xhambazovski në një intervistë për portalin bullgar “Dnevnik.bg”.

Sipas tij, operatorët turistik bullgar kanë treguar interes për këtë ide që do të ishte e dobishme për tërë rajonin, e që mund të paraqitet si një destinacion.

Bullgaria si treg turistik, theksoi Xhambazovski, është potencial i madh për turizmin maqedonas. Qytetarët bullgar renditen në listën me numër pesë si turist më të shumtë në Maqedoni, pas turqve, grekëve, serbëve dhe hollandezëve.

Numri i turistëve bullgar vitin e kaluar është rritur për 27 përqind, ndërsa destinacioni i tyre më i shpeshtë është Ohri, por ato kanë interes edhe për Shkupin, Krushevën, Dojranin, Prespën, Galicicën dhe Pelisterin.

Maqedonia, theksoi drejtori i Agjencisë së zhvillimit dhe mbështetjes së turizmit, edhe përskaj krizës aktuale politike dhe ngjarjeve para disa kohësh në Kumanovë që ishin incident i izoluar, është vend i sigurt për turistët e huaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat