Banorët e Strumicës përsëri kërkuan dorëheqjen e Zaevit

Maqedonia

Banorët e Strumicës përsëri kërkuan dorëheqjen e Zaevit

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 16:41

Vazhdon pakënaqësia te banorët e Strumicës nga mos kujdesi i kryetarit të Strumicës, Zoran Zaev.
Një grup qytetarësh nga Strumica dhe të disa vendeve përreth u mblodhën para objektit të destinuar për stacion pastrues. Gjetën një grop të zbrazët midis mureve që është edhe një dëshmi se premtimet e Zoran Zaevit vlejnë vetëm për kampanjë parazgjedhore, transmeton zhurnal.mk
“Ne si qytetar nuk do të ndalojmë që ta përkujtojmë Zaevin për premtimet e parealizuara.
Sot gjendemi para stacionit pastrues, objekt të cilin kryetari i komunës Zaev e paralajmëroi si një projekt kapital.
Zaevi premtoi se projekti do të realizohet dhe se për të ka siguruar mjetet e nevojshme. Përveç ndërtimit të stacionit pastrues, Zaev premtoi se do të përfundoj edhe faza e zgjedhjes së furnizimit të teknologjive për të njëjtën.
Ashtu si mund të shihet, nuk ka stacion pastrues.
Për shkak të mos ndërtimit të njëjtës, cilësia e jetesës së qytetarëve është në rënie të vazhdueshme, dhe mbi të gjitha edhe paratë që Zaev premtoi se janë të siguruara për realizimin e të njëjtës vendohen nën pikëpyetje se ku kanë përfunduar”, thuan ata, transmeton zhurnal.mk
Banorët e Strumicës kërkuan nga Zaevi që të përballet me qytetarët dhe të jap dorëheqje nga funksioni. Kërkuan zgjedhje të parakohshme lokale, pasi që Strumica meriton një kryetar të ri që do të punoj për qytetarët dhe komunën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat