LPM:Gruevski dhe Zaevi bëjnë gabime nëse emri është pjesë e bisedimeve

Maqedonia

LPM:Gruevski dhe Zaevi bëjnë gabime nëse emri është pjesë e bisedimeve

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 16:34

Lëvizja popullore për Maqedoninë sot dërgoi një njoftim për mediat në të cilën thuhet se populli maqedonas është i shqetësuar nga deklaratat e Menduh Thaçit se edhe emri është pjesë nga pakoja për krizën politike, për shkak të lëshimit të pozicioneve radikale të Greqisë me nënshkrimin e 11 masave të besimit midis Greqisë me Maqedoninë.
“Shqetësimin tonë e shton njoftimi i djeshëm i VMRO-DPMNE-së në të cilën nuk pamë përcaktim të fortë se emri as për momentin e as në ndonjë fazë të mëvonshme do të jetë pjesë e pakos së zgjidhjes së krizës politike, por nga VMRO-DPMNE u theksua se për momentin nuk ka propozim për zgjidhjen e kontestit të emrit, që janë dy punë të ndryshme” shkruan ndërmjet tjerash në kumtesën e kësaj Lëvizje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat