BDI: Emri, në pakon e bisedimeve

Maqedonia

BDI: Emri, në pakon e bisedimeve

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 15:31

Edhe nga partia e Ali Ahmetit, BDI kanë thënë se kontesti i emrit është në pako për të cilën katërshja e liderëve do të bisedojë, por ë fazë të mëvonshme të negociatave, transmeton 24 vesti.

Nga BDI brifojnë se tani për tani emri nuk është hapur në takimet e liderëve, por shtojnë se për zgjidhjen e kësaj çështje do të bisedohet në grupe punuese që duhet ti zbatojnë në vepër sipas marrëveshjes së 2 qershorit.

Funksionar i lartë partiak nga BDI thotë se zgjidhja e kontestit të emrit është pjesë e marrëveshjes në Përzhino, në pjesën që ka të bëjë me integrimet.

Ata thonë gjithashtu se në agjendën e grupit të punës të përbërë nga 4 partitë, i cili do të përpilojë në mënyrë më të detajuar marrëveshjen, në listën e negociatave janë inkorporuar edhe çështje të karakterit etnik.

Ndarja e 3 posteve më të rëndësishme shtetërore me rotacion,

Politikat gjuhësore,

Ndarja fer dhe e drejtë e buxhetit,

Zhvillimi i barabartë rajonal,

Cështja e gjuhës,

Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat

Konsensualiteti,

Pajtimi,

Simbolet kombëtare,

Marrëveshja e 29 majit,

Kanal shtetëror 24 orësh në gjuhën shqipe,

masa të mirëbesimit,

dhe Resocializimi, janë vetëm disa nga pikat që do të bisedohen nga grupi i 4 shoqëruesve të liderëve, në negociatat e mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat