Kamerevert: Qeveri kalimtare për zgjedhje të lira

Maqedonia

Kamerevert: Qeveri kalimtare për zgjedhje të lira

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 15:29

Mendoj se rruga në të cilën duhet të ecë Maqedonia është shumë e largët, shihet përparim i vogël. Komisioni në raportin e fundit doli me fjalë të qarta, mendoj se para së gjithash në fushën e legjislaturës, por edhe në fushën e të drejtave demokratike, të lirisë së mediave.

Viteve të fundit është arritur një përparim i vogël, por duhet bërë edhe shumë, kështu që kam frikë se rruga drejt BE-së është shumë e largët, e me gjasa edhe e vështirë. Kështu u shpreh Petra Kamerevert – anëtare e PE-së nga Aleanca e Socialistëve dhe Demokratëve në një intervistë për Alsat-M.

“Mendoj se për momentin nevojitet të zbatohet marrëveshja e 2 qershorit, të formohet qeveri kalimtare me çka do të krijohen kushte për zbatimin e zgjedhjeve. Afera me përgjimet duhet urgjentisht të zbardhet, këtu prokuroria publike duhet të jetë aktive sepse kjo situatë nuk i takon një shteti demokratik.

Duhet të ndiqet dhe dënohet në mënyrë përkatëse ndërsa e drejta zgjedhore duhet të bëhet në atë mënyrë ku do të ketë lista të rregullta dhe korrekte dhe gjithë ato që kanë të drejtë të votojnë dhe të votojnë vetëm ata që janë qytetar të R. së Maqedonisë. Nuk guxojnë të ndodhin manipulime të sërishme të zgjedhjeve.

Sa më shumë që zgjatë procesi i krijimit të qeverisë kalimtare, përfshirë edhe opozitën, do të jetë gjithnjë e më vështirë të krijohen kushte për mbajtjen e zgjedhjeve të drejta. Dhe të krijohen kushte deri në prill që do ofrojnë mbajtjen e zgjedhjeve të drejta. Ne në Parlamentin Evropian, sigurisht edhe në Komision, do e kemi kujdes për këtë dhe do angazhohemi për plotësimin e sa më të shpejtë të kushteve”, ka thënë Kamerevert.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat