Mbi 1000 emigrant në ditë kalojnë nëpër Maqedoni

Maqedonia

Mbi 1000 emigrant në ditë kalojnë nëpër Maqedoni

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 14:22

Mbi 1000 emigrant ilegal për një natë janë futur në Maqedoni, ndërsa nga dita në ditë po rritet presioni në kufirin jugor. Masa e refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe nga Afrika është gjithnjë në rritje.

Policia greke nuk ka sigurim adekuat të kufirit jugor dhe mbi këtë bazë ndërtohet arsyetimi i policisë maqedonase për përforcimet në kufi.

Përgjithësisht, emigrantët ilegal Maqedoninë e shfrytëzojnë si një vend transit, por dje janë dorëzuar edhe kërkesat e para për azil.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat