Ivanova: Sipas Komisionit Evropian ne kemi një administratë të partizuar

Maqedonia

Ivanova: Sipas Komisionit Evropian ne kemi një administratë të partizuar

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 13:03

Administrata duhet që të jetë në shërbim të gjithë qytetarëve, pa dallim se kush është në pushtet.
Republika e Maqedonisë sot përballet me një administratë të tepërt, të pa profesionalizuar dhe tërësisht të partizuar.
Numri duhet që të ulet, por jo edhe të dëmtohen administratorët e ndershëm dhe të aftë.
“Në Republikën e Maqedonisë është nisur reforma e administratës qysh nga viti 1999. Nuk duhet ndonjë analizë e veçantë për të konstatuar se në vend të reformave në administratën publike, ne praktikisht e kemi kthyer atë mbrapa.
Këtyre 15 viteve të fundit në vend që ta reformojmë administratën që të jetë në shërbim të qytetarëve, po përballemi me procesin e kthimit mbrapa.
Vërejtjet e Komisionit Evropian janë të qartas se administrata e jonë është fuqishëm e partizuar, jo transparente dhe nën presion të vazhdueshëm nga partia në pushtet.
Kemi situatë në administratë kur në punë në vend të profesionistëve, pranohen servilët partiak nga defteri i Gordana Jankulloskës”, theksoi Cvetanka Ivanova, kryetare e Komisionit për administratë në LSDM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat