Dimovski: Është problematike qenia e shtetit si punëdhënësi më i madh

Maqedonia

Dimovski: Është problematike qenia e shtetit si punëdhënësi më i madh

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 13:01

Sipas ish sekretarit të përgjithshëm të Agjencisë për administrator shtetëror, Metodija Dimovski, është problem që shteti është punëdhënësi më i madh në Maqedoni.
Ai mendon se administratorët nuk e dinë funksionin e tyre sot, dhe nuk janë të vetëdijshëm se duhet që t`i refuzojnë sulmet nga politikanët.
“Politikanët kanë tendenca për ta mbajtur kontrollin ndaj administratës. Dy pasoja janë rezultat i këtij politizimi. I pari është mos profesionalizmi dhe e dyta është punësimi i panevojshëm.
Administratorët që sot po punojnë punën e tyre nuk mund të kuptojnë se kush është funksioni i tre, nuk janë të vetëdijshëm se duhet që t`i refuzojnë sulmet nga politikanët.
Ne kemi një administratë tmerrësisht të shumtë në numër. Numrat janë të paqarta, unë operoj me disa numra spekulativ prej 200.000 të punësuarve në sektorin publik në tërë shtetin. D.m.th. shteti është punëdhënësi më i madh”, theksoi Dimovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat