Forumi Rinor i DOM: Të respektohen të drejtat e emigrantëve

Maqedonia

Forumi Rinor i DOM: Të respektohen të drejtat e emigrantëve

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 12:58

Forumi Rinor i DOM-së i përshëndet ndryshimet e Ligjit për azil me të cilën emigrantëve me vërtetim për 72 orë i legalizohet qëndrimi në Maqedoni ku dhe mund të shfrytëzohet transporti publik.

Njashtu përshëndesim edhe punën e Kryqit të kuq, organizatave qytetare dhe njerëzve human të cilët iu përkushtuan këtij problemi dhe po bëjnë gjithçka që është e mundur për t`ia lehtësuar këtyre njerëzve rrugëtimin nëpër vendin tonë.
Jemi dëshmitar të golgotës në të cilën po kalojnë këto njerëz, midis të cilëve ka edhe gra dhe fëmijë, dhe për këtë arsye apelojmë deri te organet kompetente për krijimin e kushteve humane për përkujdes dhe mbrojtje të drejtave të njeriut ndaj emigrantëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat