Pse Gruevski kërkoi shtyerjen e takimit të djeshëm të liderëve

Maqedonia

Pse Gruevski kërkoi shtyerjen e takimit të djeshëm të liderëve

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 12:13

Takimi i djeshëm i liderëve të katër partive u anulua me kërkesën e kryeministrit dhe liderit të VMRO-DPMNE, Nikola Gruevski.

Sipas portalit Nova, Gruevski ka kërkuar që të shtyhet takimi me arsyetimin për shqyrtimin e disa çështjeve teknike lidhur me marrëveshjen e mundshme lidhur me formimin e qeverisë kalimtare.

Lidhur me anulimin e takimit janë informuar ambasadori amerikan Jess Baily dhe ai evropian Aivo Orav, por edhe Zoran Zaev, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi.

Nuk jepen detaje se kur do të zhvillohet takimi i radhës, edhe pse disa portale, kanë paralajmëruar për javën tjetër. Mosmarrëveshjet midis Gruevskit dhe liderit të LSDM-së, Zoran Zaev janë për caktimin e zgjedhjeve, formimin e qeverisë së përkohshme, rikonstruimin e institucioneve, si dhe dakordimi rreth funksionit të kryeministrit, se kur duhet të braktiset nga Gruevski. Por nga ana tjetër, kjo çështje e fundit ende nuk ka ndonjë zgjidhje konkrete.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat