Cilat janë kërkesat e BDI-së në agjendën e negociatave?

Maqedonia

Cilat janë kërkesat e BDI-së në agjendën e negociatave?

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 09:08

BDI-ja nga ana tjetër, pas takimit të kryetarit të saj Ali Ahmeti me kongresistin amerikan Eliot Engel, bëri të ditur se në takimet mes Gruevskit dhe Zaev ka ngecje vetëm për ndarjen e pushtetit dhe posteve qeveritare.

“Kjo situatë që ka mbetur akoma pa zgjidhje në lidhje me ndarjen e pushtetit midis dy partive politike maqedonase, duhet të tejkalohet nga dy liderët maqedonas sa më shpejtë, në interes të vendit dhe të qytetarëve”, thuhet në komunikatën e BDI-së.

Nga BDI-ja thonë se gjatë kësaj ndarjeje të pushtetit, nuk do të preken ministritë dhe postet e tjera të funksionarëve të saj.

Ata thonë gjithashtu se në agjendën e grupit të punës të përbërë nga 4 partitë, i cili do të përpilojë në mënyrë më të detajuar marrëveshjen, në listën e negociatave janë inkorporuar edhe çështje të karakterit etnik.

- Ndarja e 3 posteve më të rëndësishme shtetërore me rotacion,
- Politikat gjuhesore,
- Ndarja fer dhe e dretje e buxhetit,
- Zhvillimi i barabartë rajonal,
- Cështja e gjuhës,
- Përfaqësimi i drejtë dhe adeukat
- Konsensualiteti,
- Pajtimi,
- Simbolet kombetare,
- Marrëveshja e 29 majit,
- Kanal shtetëror 24 orësh në gjuhën shqipe,
- Masa të mirëbesimit,
- dhe Resocializimi

janë vetëm disa nga pikat që do të bisedohen nga grupi i 4 shoqëruesve të liderëve, në negociatat e mëtejshme.
BDI gjithashtu ka kërkuar përfshirjen në agjendën e ndërmjetësuar nga ndërkombëtarët edhe Marrëveshjen e Ohrit, marrëdhëniet ndërfqinjësore dhe integrimin në NATO dhe BE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat