MPB: kanë arritur 13 kërkesat e para për azil

Maqedonia

MPB: kanë arritur 13 kërkesat e para për azil

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 07:38

Janë regjistruar 13 kërkesat e para për azil në Maqedoni pas hyrjes në fuqi të dyshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për azil dhe kujdes të përkohshëm.

Siç njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme, kërkesat janë nga 17 persona, prej të cilëve 17 janë të rritur dhe 4 të tjerë fëmijë.

Të gjithë janë emigrantë nga Siria të moshës prej 19 deri më 57 vjeç.

“MPB dha 992 leje qëndrimi për emigrantët të cilët kanë tentuar që ilegalisht të futen në Maqedoni. Përfshi periudhën prej 19 qershorit deri sot, janë lëshuar vërtetime të gjithsej 7.386 shtetasve të huaj. Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë lëshuar vërtetime, të shumtë janë shtetas të Sirisë, Afganistanit, Irakut, Pakistanit, Somalisë, Kongos dhe Palestinës. Dje, tre ekipe mobile të Kryqit të Kuq u kanë ofruar ndihmë rreth 360 personave në stacionet hekurudhore në Gjevgjeli dhe Tabanoc. Janë distribuuar 360 shishe me ujë dhe tetë paketime pelena në vendkalimet kufitare. Është realizuar transporti i dy fëmijëve dhe tre të rriturve në Spitalin e Përgjithshëm në Gjevgjeli. Në Qendrën për Pranimin e Azilantëve në regjistrin ditor janë evidentuar gjithsej 44 azilkërkues. Nga numri i përgjithshëm i të pranishmëve, tre janë me lëndime në ekstremitetet e poshtme”- deklaroi zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat