Ambasadori Bayli me disa mesazhe për Maqedoninë

Maqedonia

Ambasadori Bayli me disa mesazhe për Maqedoninë

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 07:37

Ambasadori amerikan në Shkup, Jess Baily ka përcjellë disa mesazhe me rastin e ceremonisë së shënimit të 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve.

Ai në fjalimin e tij ritheksoi bashkëpunimin midis dy vendeve, duke theksuar se gjatë 20 viteve nga vendosja e marrëdhënieve dypalëshe ka pasur bashkëpunim të shkëlqyer midis dy vendeve.

Baily u ndal në zhvillimet në vend duke thënë se zhvillimi i demokracisë ka rëndësi kyçe në përparimin e vendit. “Popujt tanë kanë shumë gjëra të përbashkëta. Ne jemi vende multietnike që nuk janë të definuara nga një grup etnik apo një gjuhë. Kjo llojshmëri është burim i fuqisë, që njëkohësisht është edhe sfidë që duhet ta tejkalojmë. Për të arritur përparim duhet të punojmë bashkë, dhe çdo ditë ti përkushtohemi vlerave të demokracisë”, deklaroi ambasadori Baily, duke shtuar se SHBA-të janë krenarë që kanë vend mik popujt e Maqedonisë.

Mysafirë në ceremoninë e shënimit të 239 vjetorit të pavarësisë së SHBA-ve kanë marrë pjesë krerët më të lartë shtetëror, politik, të spektrit joqeveritar, mediat dhe klerikë fetar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat