LSDM-ja pohon se Gruevski nuk pranoi takim

Maqedonia

LSDM-ja pohon se Gruevski nuk pranoi takim

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 21:57

Takimi i liderëve i katër partive politike në Maqedoni, sipas disa paralajmërimeve u desht të mbahej sot, por nuk është mbajtur për shkak se Kryeministri, Nikolla Gruevski nuk e ka pranuar ftesën dhe nuk ka vendosur për propozimin e fundit që ishte vënë në tavolinë, thonë burimet nga LSDM-ja.

Sipas partisë opozitare, ata kanë insistuar që takimi të zhvillohet sot, por deri tek kjo nuk erdhi, pas sipas tyre faji ishte i Nikolla Gruevskit.

Më parë gjatë ditës edhe liderët të partive shqiptare, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi njoftuan se sot nuk do të ketë takim mes liderëve, por se ajo do të zhvillohet nga dita e hënë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat