Engel: Kriza politike në Maqedoni do të zgjidhet së shpejti

Maqedonia

Engel: Kriza politike në Maqedoni do të zgjidhet së shpejti

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 21:55

SHBA ka qenë gjithmonë mike e mirë e këtij vendi dhe do të vazhdojmë me mbështetjen tonë, tha kongresmeni amerikan Eliot Engel, pas takimit me kryeministrin Nikolla Gruevski.

Engel, i cili po viziton vendin tonë i shoqëruar nga një delegacion i përfaqësuesve të komunitetit shqiptaro-amerikan, tha se Maqedonia mund të jetë një model i bashkëjetesës në një shoqëri multietnike.

Në pyetjen gazetareske për krizën politike që ka kapluar Maqedoninë, ai u shpreh optimist se kriza politike në vend do të zgjidhet së shpejti.

Kongresmeni amerikan, i cili është anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan, është takuar më herët sot me kreun e BDI-së Ali Ahmeti dhe atë të PDSh-së, Menduh Thaçi, më vonë do të takohet edhe me liderin e LSDM-së Zoran Zaev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat