Gruevski i ofron Zaevit Ministrinë e Brendshme dhe Socialen?

Maqedonia

Gruevski i ofron Zaevit Ministrinë e Brendshme dhe Socialen?

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 21:05

Pas takimit mes kryeministrit Nikolla Gruevski dhe liderit të opozitës Zoran Zaev, pritet të zyrtarizohet një marrëveshje pas 3 ditësh. Por, burime diplomatike thonë se partia në pushtet i ka ofruar LSDM-së dy poste ministrore, Ministrinë e Brendshme dhe atë Sociale.

Burime partiake thonë se, Gruevski ka qenë kategorik se nuk do të tërhiqet nga posti i kryeministrit para 1 dhjetorit të këtij viti, që është periudhë vetëm katër muaj para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të vendosura mes liderëve për muajin prill të vitit të ardhshëm.

Agjencia “Lajm” shkruan se, BDI me padurim është duke pritur epilogun e negociatave mes Gruevskit dhe Zaevit, për shkak të presionit të madh që kanë nga një pjesë e anëtarësisë për të lëshuar koalicionin me Gruevskin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat