Tetovë, 'Parku i Qendrës Sportive' në kushte katastrofale

Maqedonia

Tetovë, 'Parku i Qendrës Sportive' në kushte katastrofale

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 20:49

Papastërti, hekura të ndryshkur e lodra të thyera. Kjo është pamja e të ashtuquajturit “Parku i Qendrës Sportive” në Tetovë, ku fëmijët kërkojnë të argëtohen dhe të kalojnë kohën. Parku të lë përshtypjen e një vendi të braktisur prej kohësh. Për çdo ditë shihen të moshuarit me nipërit e tyre, të cilët shprehen se, fëmijët më shumë lëndohen nga hekurat, ndërkohë që shpeshherë iu ndodh të shkelin edhe mbi pelena fëmijësh të hedhura.

“Nuk ka asgjë në rregull siç e shihni, s’ka çka të diskutohet, krejt katastrofë. Sa bukur ishte më parë tash është në gjendje katastrofe. S`mund ti nxjerrësh as fëmijët nga papastërtia e madhe. Asnjë kriter nuk ka, zero %, për t’i nxjerr fëmijët, por s`kemi ku t’i çojmë. Të paktën ta pastrojnë, të mbajnë njëfarë rendi, t’i ngjajë qytetit, të ketë një vend ku do lozin fëmijët së paku ajo që është gjëja më e shenjtë e njeriut për fëmijët”.

“Nuk bëhet kujdes aspak, nuk e di çka është bërë puna kështu, luajnë fëmijë po edhe më të moshuarit dalin këtu, çka është kjo, turp, turp”.

“Jo pastër, duhet m’i largu fëmijët ka nuk ka pisllëk mbeturina, në atë kohë kemi luajt atje ishte më pastër. Pisllëk i madh, një ditë edhe kolera do të paraqitet. Duhet populli me lëviz, pisllëk gjithandej, ka s`mundesh as me lëviz”.

“Më interesantja e këtij parku, është çezma e tij, e cila edhe pse përdoret nga fëmijët kryesisht, ajo është bërë jashtë çdo standardi dhe sipër saj, ndodhet tabela e cila drejton njerëzit se ku të hedhin mbeturinat, domethënë këtu mund të hidhen plehrat edhe pse kosh plehrash nuk ka”.
Nga Ndërmarrja publike komunale, përmes telefonit u shprehën se : “Parku do rregullohet së shpejti, dhe se komuna, është duke përgatitur projekt për investime në të, të cilat do të përfshijnë rinovimin e parkut bashkë me lodrat për fëmijët”.

Banorët e Tetovës, kanë kërkuar nga Ndërmarrja publike komunale, që së paku ta pastrojë më shpesh këtë park, për të parandaluar përhapjen e ndonjë infeksioni nga papastërtitë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat