Engel takohet me Zaevin, delegacioni amerikan i interesuar për marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni

Maqedonia

Engel takohet me Zaevin, delegacioni amerikan i interesuar për marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 19:21

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev sot pasdite u takua me një delegacion të kryesuar nga Kongresmeni amerikan Eliot Engel. Takimi u ndoq nga ambasadori amerikan Jess Bailey.

Nga LSDM-ja bëjnë të ditur se kriza aktuale politike në Maqedoni, marrëdhëniet ndëretnike dhe perspektivat euro-atlantike ishin temat kryesore të bisedës.

Zaevi ka shprehur besimin se shumë shpejt do të mbahet takimi i rradhës i liderëve, duke theksuar nevojën për seriozitetin dhe përgjegjësinë e të gjitha palëve ndaj interesave të qytetarëve dhe jo personale apo qëllime partiake.
Kongresmeni amerikan Engel dhe anëtarët e delegacionit ishin të interesuar veçanërisht për marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat