Nikolla Gruevski dhe Zoran ZaevPërderisa Gruevski dhe Zaev negociojnë, marrëveshja e 2 qershorit ngadalë po realizohet!
Lubomir FrçkovskiFrçkovski: Presioni të vazhdojë ndaj Gruevskit, deri në nëntor të bëhen arrestime
akim i ri i liderëve të BDI-së Ali Ahmeti, të PDSH-së, Menduh Thaçi të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe të LSDM-së Zoran Zaev do të mbahet ditëve pas fundjavës.
Këtë pas takimit me kongresistin amerikan, Eliot Engel në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë e deklaroi njeriu i parë i PDSHsë, Menduh Thaçi.
Paraprakisht pas takimit me Engelin lideri i BDIsë, Ali Ahmeti tha se sot nuk do të mbahet takimi i liderëve. Nga Ambasada e SHBAsë dhe nga Misioni i BEsë në Shkup njoftuan se një aktivitet i këtillë i Bejlit dhe Oravit për sot nuk është paraparë.
Takimi i fundit i liderëve u mbajt më 29 qershor, pas të cilit partitë publikuan kumtesë me përmbajtje të njëjtë në të cilën u theksua se liderët e VMRO-DPMNEsë, të LSDMsë, të BDIsë dhe të PDSHsë i kanë vazhduar diskutimet për organizimin e saktë qeverisë që do t’i përgatisë zgjedhjet, siç është paraparë në pikën e gjashtë të marrëveshjes së 2 qershorit në Shkup.
Në këtë kontekst, siç u theksua, liderët janë dakorduar që të takohen përsëri në ditët në vijim.