Kryetari i Komunës së Çairit realizoi takim me përfaqësues të lartë të MPB

Maqedonia

Kryetari i Komunës së Çairit realizoi takim me përfaqësues të lartë të MPB

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 16:29

Kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti sot realizoi takim me Xhevdet Azizi – Kryeshef në Sektorin për punë të brendshme (SPB), Ismet Sinani-Kryeshef në Sektorin për komunikacion dhe Enver Selami – Kryeshef në statcionin policor Bit Pazar.

Duke qenë dëshmitarë të aksidenteve që ndodhën këto ditë nëpër rrugët e Komunës së Çairit, qëllim i këtij takimi ishte pikërisht ndërmarrja e masave të nevojshme me qëllim të parandalimit të fatkeqësive në komunikacion.

Me këtë rast Kryetari Mexhiti, shprehi shqetësimin për ndodhitë e fundit ku kishte edhe viktima dhe kërkoi nga organet kompetente që të përforcojnë patrullimin dhe kontrollin e komunikacionit rrugor në Çair si dhe shqiptimin e dënimeve për individët që nuk respektojnë rregullat e komunikacionit, me qëllim që komunën tonë t’a bëjmë vend sa më të sigurt për jetesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat