Takim të liderëve sot nuk do të ketë

Maqedonia

Takim të liderëve sot nuk do të ketë

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 14:34

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti deklaroi se sot nuk do të ketë takim midis liderëve të VMRO-DPMNE-së, LSDM-së, BDI-së dhe PDSH-së, për gjetjen e zgjidhjes së krizës politike.
Ai, pas takimit në Parlamentin e Maqedonisë me kongresmenin amerikan Eliot Engel, në një pyetje të gazetarëve, shkurt u përgjigj se takim të liderëve nuk do të ketë sot.
Se nuk do të ketë takim të liderëve vërtetuan edhe nga Ambasada e SHBA-ve dhe nga Misioni i Bashkimit Evropian në Shkup, duke theksuar se një aktivitet i tillë i Bejlit dhe Orav për sot nuk është paraparë, transmeton zhurnal.mk
Takimi i fundit i liderëve u mbajt me 29 qershor, pas së cilës partitë publikuan një kumtesë me përmbajtje të njëjtë në të cilën është theksuar se liderët e VMRO-DPMNE-së, LSDM-së, BDI-së dhe PDSH-së i kanë vazhduar diskutimet për organizimin e saktë të qeverisë e cila do t`i përgatis zgjedhjet, ashtu si është paraparë në pikën e gjashtë nga marrëveshja e dy qershorit në Shkup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat