Thaçi: Përveç krizës, po diskutohet edhe për çështjen e emrit

Maqedonia

Thaçi: Përveç krizës, po diskutohet edhe për çështjen e emrit

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 14:32

Paralelisht me bisedimet për dalje nga kriza politike po bisedohet edhe për çështjen e emrit. Ka disa propozime për të cilat po diskutohet, por si duken ato propozime, këtë gjë duhet ta thotë dikush tjetër, deklaroi Menduh Thaçi, pas takimit të sotëm me kongresmenin amerikan Eliot Engel.
“Nuk e besoj se do të pritet nga Viktoria Nuland që ta zgjidh krizën, pasi që në atë mënyrë do të devalvohet procesi që u nis nga BE-ja. Besoj se javën e ardhshme do të kemi zgjidhje të krizës.
PDSH nuk është e interesuar për qeveri kalimtare, politike, teknike. Ne jemi të interesuar që të marrim pjesë në institucionet e sistemit për të organizuar zgjedhjet e lira dhe demokratike.”, theksoi Thaçi.
Para disa kohësh Thaçi deklaroi se ai dhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, euro komisarit Johanes Han ia kanë përcjell idenë se emri i ri i shtetit nuk guxon që të përmbaj prefiks sllav, e as sufiks.
Sipas Thaçit, Maqedonia për t`u futur në NATO, duhet që ta ndryshoj emrin, ndërsa emri i ri nuk guxon që të mbaj shenja sllave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat