Takimi i liderëve në pikëpyetje

Maqedonia

Takimi i liderëve në pikëpyetje

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 13:08

Mbajtja e takimit të liderëve të paralajmëruar për sot është në pikëpyetje. Sipas informatave të televizionit Alsat M, deri tani palët nuk kanë arritur akordin për çështjen kyçe, kohën e tërheqjes së Nikolla Gruevskit nga posti i kryeministrit. Informohet për takim të drejtpërdrejtë të liderëve të VMRO DPMNE-së Nikolla Gruevski dhe LSDM-së Zoran Zaev mbrëmë vonë, ndërsa kontaktet vazhdojnë edhe sot. Varësisht nga afrimi i qëndrimeve, do të dihet edhe fati i takimit të liderëve, i cili nëse mbahet sot mund të caktohet vetëm në orët e pasdites.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat