LSDM-ja të protestojë si burrat ose të shkojë në shtëpi!

Maqedonia

LSDM-ja të protestojë si burrat ose të shkojë në shtëpi!

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 12:58

Më shumë se një muaj opozita maqedonase e udhëhequr nga LSDM-ja është duke protestuar para godinës së Qeverisë së Maqedonisë me ç’rast kërkon dorëheqjen e kryeministrit Nikolla Gruevski për shkak të dyshimeve për korrupsion dhe krim të organizuar, raporton Zhurnal.

Ekspertët thonë se opozita maqedonase duke pirë çaj dhe kafe para qeverisë bën veprime ‘femërore’ për shkak se revolucionin e vërtetë e bëjnë burrat e guximshëm dhe të vendosur deri në vdekje.

Mirëpo, gjestet e opozitës ku afro 50 persona dalin si në piknik dhe kërkojnë dorëheqjen e Gruevskit janë bërë tejet qesharake dhe ngjason në humorin e kamerës së fshehur.

Analistët thonë se revolucioni i vërtetë për të rrëzuar një regjim duhet të organizohet ngjashëm si në Ukrainë ndryshe kjo është vetëm humbje kohe dhe tallje me popullatën e Maqedonisë.

Askund në botë nuk ndodh kjo që po ndodh në Maqedoni, sepse në mënyrë paqësore asnjëherë pushteti nuk dorëhiqet, e sidomos në vendet e Ballkanit dhe në vende tjera të botës ku demokracia është në nivelin më të ulët.

Analisti politik Ismet Ramadani vlerëson se me protesta të këtilla lideri i LSDM-së Zoran Zaev nuk do të mund të bëjë diçka më tepër.

“Zaev dhe opozita me këtë lloj protestash nuk do të mund të bëjnë pothuaj se asgjë. Duke marrë parasysh se Gruevski ka një masë të madhe kritike që e mbështet atëherë protestat e opozitës do të duhej të ishin më të fuqishme dhe më të vendosura në kërkesat për largimin e këtij pushteti”, deklaroi për Zhurnal, analisti politik Ismet Ramadani.

Me protesta të këtilla që i organizon LSDM-ja, Gruevskit vështirë se do ti rrezikohet posti. Nga ana tjetër çadrat që i kanë vendosur militantët e VMRO-DPMNE-së para Parlamentit nuk kanë kurrfarë logjike pasi as ata nuk e kanë idenë se për çka protestojnë.

Tek mbështetësit e parties maqedonase në pushtet vërehen një grup pleqësh të cilët gjatë gjithë natës pijnë alkool dhe nuk dinë se cilët janë kërkesat e tyre. Është rasti i vetëm në botë kur partia VMRO-DPMNE-së që është në pushtet përdor mjete opozitare e cila dëshmohet me kundërprotestën ndaj opozitës, shkruan Zhurnal.

Qytetarët janë të mendimit se nevojitet urgjentisht që çadrat të largohen ose LSDM-ja të tregojë guximin dhe të rebelohet ndaj pushtetit pasi ndryshe është vetëm humbje kohe dhe qytetarët edhe më tepër irritohen nga këto pamje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat