Bilalli: Arritja e zgjidhjes së krizës politike pak e vështirë, liderët po blejnë kohë

Maqedonia

Bilalli: Arritja e zgjidhjes së krizës politike pak e vështirë, liderët po blejnë kohë

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 12:56

Analisti Mersel Bilalli nuk është optimist se dy palët, pozita dhe opozita mund që të merren vesh për çështjen e qeverisë teknike. Theksoi se është e vështirë që të prognozohet se si do të jetë zgjidhja pasi që bëhet fjalë për lider të paparashikueshëm, transmeton zhurnal.mk
“Po blihet kohë dhe në fund megjithatë do të gjendet zgjidhje me presion të madh nga të huajt, dhe jo për shkak të vullnetit politik ose pendimit për atë se çka është punuar në të kaluarën. Mendoj se gjatë këtij muaji duhet të ndodh kjo gjë”, vlerëson Bilalli për REL.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat