Policia e Maqedonisë apo e alarmon rrejshëm opinionin për hakmarrje!

Maqedonia

Policia e Maqedonisë apo e alarmon rrejshëm opinionin për hakmarrje!

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 12:17

Lufta urbane në Kumanovë që ndodhi më 9 maj ende po e frikëson policinë e Maqedonisë për ndonjë hakmarrje të mundshme nga ndonjë grup kosovar.
Edhe pse shansat janë minimale që të ndodh, MPB-ja e Shkupit alarmon si duket rrejshëm opinionin.
Zëdhënësi i MPB-së , Ivo Kotevski thotë se mbeten në fuqi instruksionet që policia të jetë shumë e kujdesshme gjatë kë saj periudhe.

“Niveli i sigurisë është ngritur edhe më herët dhe për këtë opinioni është informuar. Udhëzimet nga telegrami me instruksione edhe më tej janë në fuqi- thotë Kotevski duke shtuar se nëqoftë se pas alarmit se policia e Kosovës ka ngritur nivelin e sigurisë për shkak të sulmeve të mundshme, masat të ngjashme ndërmarrin edhe organet maqedonase të sigurisë.

MIA dje publikoi lajmin se policia kosovare ka ngritur nivelin e mobilitetit dhe ka përforcuar sigurimin e objekteve vitale, duke u thirrur në portalin kosovar, “lajmi.net”.

Lajmi është publikuar para katër ditëve gjegjësisht më 29 qershor me titull “ISIS përgatit sulme në Kosovë? Policia as nuk konfirmon, por as nuk demanton”.

Për këtë shkak, ka shumë gjasa që të anulohet koncerti tradicional, i parashikuar të mbahet më 4 korrik në Prishtinë, për nder të Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës sepse tubimet e tilla janë tërheqëse për sulme të këtilla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat