Me pesë gusht do të mbahet seanca e parë gjyqësore për rastin “Puç”

Maqedonia

Me pesë gusht do të mbahet seanca e parë gjyqësore për rastin “Puç”

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 12:16

Me pesë gusht do të mbahet seanca e parë gjyqësore për rastin “Puç” në të cilën lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ngarkohet për dhunim ndaj organeve të larta shtetërore. Lënda iu është dhënë për ta drejtuar gjykatësja Lubina Bashevska, ndërsa përfaqësues i akuzës është prokurori publik Zlatko Bikovski së bashku me kolegen e saj Lil Stefanova.
Me aktin hetues për rastin “Puç” janë të përfshirë pesë persona.
Zaev para dy ditëve deklaroi se nuk e njeh gjyqësorin në vend dhe se në të ardhmen, në shenjë bojkoti, nuk do të paraqitet në seanca. Organet e rendit i porositi që të vijnë në selinë e LSDM-së dhe ta burgosin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat