Bejli: Zhvillimi i demokracisë, jetike për përparimin e shtetit

Maqedonia

Bejli: Zhvillimi i demokracisë, jetike për përparimin e shtetit

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 12:15

Zhvillimi i demokracisë është me rëndësi jetike për përparimin e shtetit. Kështu ka deklaruar mbrëmë ambasadori amerikan Xhes Bejli me rastin e shënimit të Ditës së pavarësisë së SHBA-ve 4 korriku.

“Popujt tanë kanë shumë gjëra të përbashkëta. Ne jemi vende multietnike të cilat nuk janë të definuar nga një grup etnik dhe nga një gjuhë. Ky spektër është burim i forcës e cila në të njëjtën kohë paraqet sfida për të cilën duhet të vazhdojnë që ti tejkalojnë. Për të arritur përparim patjetër duhet të punojmë bashkarisht, gjegjësisht çdo ditë të jemi të përkushtuar në vlerat e demokracisë ‘Ne dhe populli’ dhe ‘bashkim i përkryer’ janë shprehje të cilat përdoren tek amerikanët, por njëkohësisht kanë të bëjnë me por gjithashtu ka të bëjë me popullin e kësaj demokracie të re. Amerikanët ndjehen krenarë që janë mik dhe partner me popullin e Maqedonisë dhe ata synojnë që të krijojnë demokraci multietnike, prosperuese dhe dinamike”, ka deklaruar Ambasadori amerikan Bejli, raporton Zhurnal.

Në manifestimin e djeshëm morën pjesë kreu më i lartë i shtetit, ministra, deputetë, përfaqësues të institucioneve, partive politike, organiatave joqeveritare dhe të tjera.

Ambasadori Bejli para të pranishmëve ka theksuar se këtë vit po shënohet 20 vjetori I vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes SHBA-së dhe Maqedonisë.

“Këtë vit e kremtojmë 20 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes SHBA-së dhe Maqedonisë. E përkujtojmë partneritetin tonë dhe të arriturat, pasi pas nesh kemi shënuar arritje të rëndësishme. Që nga fillimi i marrëdhënieve në vitin 1995 përmes Deklaratës për partneritet strategjik dhe bashkëpunim në vitin 2008, deri në veprimin tonë deri në veprimin tonë kolektik për t’u ballafaqur me të gjitha sfidat e kohës së sotme. Popujt e dy vendeve kanë punuar së bashku në biznes, kanë qëndruar krah përkrah në arenat e luftës, kanë ndarë kulturën dhe dijen përmes programeve dhe kanë ndërtuar miqësi të përhershme të bazuar në besim dhe respekt të ndërsjellë”, ka deklaruar mes tjerash ambasadori Xhes Bejli

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat