Kotevski: MPB edhe më tej është me nivel të lartë të gatishmërisë

Maqedonia

Kotevski: MPB edhe më tej është me nivel të lartë të gatishmërisë

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 11:14

Udhëzime dhe paralajmërime për aksione të mundshme hakmarrëse lidhur me aksionin policor në Kumanovë më 9 maj dhe niveli më i ngritur i masave të sigurisë që përmbahen në telegramin me instruksione që MPB e dërgoi deri tek personat udhëheqës në ministri, edhe më tej janë në fuqi, konfirmoi për “Meta” zëdhënësi Ivo Kotevski.

“Niveli i sigurisë është ngritur edhe më herët dhe për këtë opinioni është informuar. Udhëzimet nga telegrami me instruksione edhe më tej janë në fuqi- thotë Kotevski në pyetjen tonë nëse pas të dhënave se policia e Kosovës ka ngritur nivelin e sigurisë për shkak të sulmeve të mundshme, masat të ngjashme ndërmarrin edhe organet maqedonase të sigurisë.

MIA dje publikoi lajmin se policia kosovare ka ngritur nivelin e mobilitetit dhe ka përforcuar sigurimin e objekteve vitale, duke u thirrur në portalin kosovar, “lajmi.net”.

Lajmi është publikuar para katër ditëve gjegjësisht më 29 qershor me titull “ISIS përgatit sulme në Kosovë? Policia as nuk konfirmon, por as nuk demanton”.

Për këtë shkak, ka shumë gjasa që të anulohet koncerti tradicional, i parashikuar të mbahet më 4 korrik në Prishtinë, për nder të Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës sepse tubimet e tilla janë tërheqëse për sulme të këtilla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat