Ahmeti do të takohet me kongresmenin Engel dhe ambasadorin amerikan, Bejli

Maqedonia

Ahmeti do të takohet me kongresmenin Engel dhe ambasadorin amerikan, Bejli

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 10:29

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti sot do të takohet me kongresmenin Eliot Engel dhe ambasadorin e SHBA-së në Shkup, Xhes Bejli.

Kongresmeni amerikan, Elliot Engel dhe ambasadori i SHBA-së në Shkup, Xhes Bejli, pritet gjithashtu të realizojë një takim të veçantë edhe me kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi.

Pritet që në këto takime me delegacionin amerikan të bisedohet për situatën e përgjithshme dhe krizën politike në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat