Në ora 13.00 sërish takim i liderëve, a do ketë zgjidhje?

Maqedonia

Në ora 13.00 sërish takim i liderëve, a do ketë zgjidhje?

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 10:28

Katër liderët e partive më të mëdha politike sot do të kenë edhe një përpjekje të re për dalje nga kriza politike. Takimi i liderëve pritet të mbahet në Klubin e deputetëve me fillim në ora 13.00.
Në takim do të ulen kryeministri Gruevski, kryetari i BDI-së, Ahmeti, kryetari i LSDM-së, Zaev dhe kryetari i PDSH-së, Thaçi. Gjthashtu pjesëmarrës do të jenë ambasadori i BE-së dhe ai i SHBA-ve.

Ekipet negociatore gjatë ditës do të mbajnë takime të ndara me përfaqësues ndërkombëtar, ashtu siç ka ndodhru edhe në ditët e kaluara. Është e paqartë nëse do të ketë përafrim të qëndrimeve dhe tërheqje nga pozitat fillestare ku bën pjesë edhe formimi i qeverisë së përkohshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat