Wilton Park bashkëpunim me IHGJPJ, diskutohet “Roli i vendeve të vogla në botën asimetrike”

Maqedonia

Wilton Park bashkëpunim me IHGJPJ, diskutohet “Roli i vendeve të vogla në botën asimetrike”

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 09:36

Me ftesë të Drejtorit të Institutit për Hulumtime Gjeo-strategjike dhe Politikë të Jashtme (IHGJPJ) në MPJ-së, Abdulkadar Memedit në vizitë dyditore në Maqedoni ka qëndruar drejtori ekzekutiv i Wilton Park, Richard Burge.

Bashkëpunimi paraprak i filluar mes këtyre dy instituteve të rëndësishme është zyrtarizuar me nënshkrimin e një Memorandumi për bashkëpunim, që u nënshkrua nga ana e Memedit dhe Burge.

Në kuadër të këtij takimi përveç pritjes nga ministri i punëve të jashtme, Nikolla Poposki, Brudge mbajti fjalim me temën “Roli i vendeve të vogla në botën asimetrike”, në prezencën e Korit Diplomatik në Maqedoni, akademikëve të ndryshëm dhe diplomatëve të rangut më të lartë në MPJ.

Theksi i Bruge gjatë fjalimit ishte vendosur në trendin e ristrukturimit dhe ndryshimin e baraspeshës në korniza botërore, për problemet me të cilat ballafaqohen vendet më të vogla, si dhe për përparësitë të cilat i kanë ato në kuptimin e adaptimit më të shpejtë ndaj ndryshimeve dhe sfidave.

Në fjalimin e tij, ministri Poposki theksoi se sot nuk është e mundur që të iket nga roli i vendeve të vogla në rendin botëror në kushte të lidhjeve rajonale dhe bashkëpunimin e vendosur në planin ekonomik, politik si dhe në trendet botërore të globalizimit.

Njëherësh u njoftua se Konferenca e ardhshme ndërkombëtare do të jetë me temën “Energy Security and Connectivity in South Eastern Europe” (Siguria energjetike dhe lidhja në Eurpën Juglindore), që do të bëhet në bashkëpunim mes IHGJPJ të Maqedonisë dhe Wilton Park, e që është planifikuar të mbahet në muajin tetor të këtij viti, atëherë kur Maqedonia kryeson me CEI-n.

Wilton Park paraqet një prej qendrave kryesore botërore për diskutimin rreth ;ështjeve më të rëndësishme dhe politika ndërkombëtare si dhe një prej forumeve më të njohura për shkëmbim global të përvojave dhe qëndrimeve për tema me rëndësi rajonale dhe globale. Me këtë vizitë ka filluar të shënohet edhe 10 vjetori i prezencës së Wilton Park në Republikën e Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat