Moti deri më 33 gradë celsius, UV indeksi 8

Maqedonia

Moti deri më 33 gradë celsius, UV indeksi 8

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 09:35

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë veriore të dobët deri në mesatare. Pasdite dhe në orët e mbrëmjes në pjesët lindore dhe juglindore do të ketë kushte për shi.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej nëntë deri në 18 gradë Celsius, ndërsa e ditës prej 24 deri më 33 gradë Celsius.
Në Shkup mot i ngjashëm, me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët deri në mesatare. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 13, ndërsa e ditës do të ngjitet deri në 28 gradë Celsius.
Indeksi UV do të jetë 8.
Pason periudhë e motit kryesisht stabil dhe më të ngrohtë, me erë veriore të dobët deri në mesatare. Dukshëm më nxehtë do të jetë nga e hëna kur temperatura e ditës në më shumë vende do të tejkalojë 30 gradë Celsius.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat