Marrëveshja e Ohrit, 14 vite “zënka” teatrale BDI-PMTH

Maqedonia

Marrëveshja e Ohrit, 14 vite “zënka” teatrale BDI-PMTH

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 22:30

Teatri tragjiko-komik në kurriz të shqiptarëve i filluar kohë më parë, në mes BDI-së dhe PMTH-së, u pa sot edhe në debatin parlamentar mbi implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Raport 14 vjeçar zhgënjyes i realizimit praktik të Marrëveshjes së Ohrit, dhe diskursi i kthyer tashmë në politikë ditore, që 14 vite mban në jetë BDI-në, nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër kundërshtime jo-esenciale, të pabazuara në ritmin real të implementimit të MO, nga deputetët e PMTH-së.

Është ky një debat i pakuptimtë mes deputetësh shqiptar të cilët, të parët (ata të BDI-së) kanë dëshmuar se nuk kanë potencial dhe kapacitet të implementojnë Marrëveshjen, dhe të dytët (ata të PMTH-së) po dëshmojnë se nuk kanë kapacitet të zhvillojnë debat me fakte dhe argumente, dhe si të tillë nuk kanë potencialin e nevojshëm për të qenë vetvetja.

Ky është një 14 vjeçar, kur në vend që të arrihej implementimi i plotë real i kësaj marrëveshje, është arritur përvetësimi i këtyre dy partive parlamentare nga kryeministri Gruevski. Po shihet tashmë qartësisht se të dyja partitë janë nën hipotekat e tij, dhe i kanë harruar kërkesat e shqiptarëve.

Pra, marrëveshjet politike nuk realizohen duke hyrë në qeveri pa një platformë konkrete, ose duke u bërë pjesë e qeverisë qoftë edhe me 1 deputet. Por marrëveshjet politike në të mirë të shqiptarëve bëhen duke mos u bërë pjesë e qeverisë derisa të njëjtat të implementohen, vetëm kështu i qëndrohet stoik kërkesës së gjithë shqiptarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat