Humb jetën një foshnje, dhe tre të plagosur në aksidentin Kërçovë – Ohër

Maqedonia

Humb jetën një foshnje, dhe tre të plagosur në aksidentin Kërçovë – Ohër

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 20:21

Një foshnje ka vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur në aksidentin që ndodhi sot rreth orës 18.15 në rrugën Kërçovë – Ohër.

Sipas njoftimeve nga terreni, aksidenti ka ndodhur kur janë përplasur dy makina që po shkonin me shpejtësi të madhe në destinacionet e kundërta.

Foshnja mësohet se ka vdekur në vendin e ngjarjes, dhe se ajo i takonte një çifti që po udhëtonte me makinë, ndërsa të plagosur dyshohet të jenë prindërit e saj dhe një person tjetër.

Të plagosurit janë drejtuar drejt Spitalit të Kërçovës, ndërsa komunikacioni në këtë rrugë magjistrale është ndërprerë për disa orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat