Bombat e opozitës nervozojnë kreun e antikorrupsionit

Maqedonia

Bombat e opozitës nervozojnë kreun e antikorrupsionit

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 18:13

Kryetari i Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Goran Milenkov refuzoi të komentojë nëse ai do të përgatisë lëndë dhe ngritë hetim mbi regjistrimet e publikuara nga LSDM-ja opozitare. Milenkov tha se regjistrimet me "bomba" të publikuara nga Zoran Zaevi janë në procedurë gjyqësore andaj edhe nuk deshi të komentoj më shumë. Pas insistimit të gazetarëve për përgjigje ai u largua nga konferenca për shtyp.

"E gjitha kjo që thoni është në procedurë gjyqësore dhe nuk do ta komentoj, nuk ka rrethana për koment. Pyetja tjetër?"
"Nuk keni koment?"
"Nuk do ta komentoj, është procedurë gjyqësore dhe nuk është e përshtatshme të komentoj mbi një çështje gjyqësore, do të ketë procedurë ligjore", tha Goran Milenkovski- Kryetar i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

Milenkov iu shmang përgjigjes në konferencën për shtyp që zgjati gati një orë ku foli mbi punën e bërë të komisionit nga prilli deri në fillim të këtij muaji. Sipas tij, antikorrupsioni në këtë periudhë ka kontribuar buxheti i shtetit të rritet me diç mbi 20 mijë euro në bazë të gjobave të shqiptuara në procedura gjyqësore dhe të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat