Mexhiti, realizoi takim me kompaninë holandeze Eccorys

Maqedonia

Mexhiti, realizoi takim me kompaninë holandeze Eccorys

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 17:14

Sot, Kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti, realizoi takim me kompaninë holandeze Eccorys, kompani me të cilën komuna tanimë një vit implementon projektin për ndërtim efikas dhe transparent të vetqeversijes lokale.

Një prej komponentëve të projektit për të cilin u diskutua gjatë takimit të sotshëm është transparenca dhe kominikimi me qytetarët, komponentë për të cilën komuna në vazhdimsi punon për ta avancuar dhe zhvilluar.

Në këtë takim u shpalosën ide dhe mënyra që shumë shpejtë do të implementohen edhe në praktikë dhe të cilat do t’u shërbejnë qytetarëve të Çairit por edhe më gjërë që të jenë sa më të informuar lidhur me aktivitetet dhe risitë në komunën tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat