Në Prokurorinë e përgjithshme punësohen 55 maqedonas, asnjë shqiptar

Maqedonia

Në Prokurorinë e përgjithshme punësohen 55 maqedonas, asnjë shqiptar

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 14:13

Maqedonia po tronditet edhe me një skandal të madh gjatë punësimeve kryekëput vetëm të maqedonasve. Kësaj radhe 55 maqedonas filluan me punë në Prokurorinë e përgjithshme dhe Prokurorinë Republikane në Shkup.

Agjencia “Zhurnal mësoi se 55 maqedonas dhe asnjë shqiptar filluan me punë gjatë ditës së djeshme në Prokurorinë themelore dhe Prokurorinë republikane në Shkup.

Punësimi ekskluzivisht i kuadrove maqedonas nënkupton se dyert për shqiptarët e Maqedonisë janë të mbyllura. Së paku edhe 20 vitet e ardhshme me çka shqiptarët duhet të presin për t'u punësuar deri kur të pensionohen maqedonasit të cilët dje u punësuan në Prokurori.

Poashtu mëson se 55 maqedonasit u shpërndanë nëpër vendet e tyre të punës ku kanë zyra elitare dhe kushte moderne për punë. Nga ana tjetër Raporti i fundit i Avokatit të Popullit, Ixhet Memeti flet se shqiptarët janë të diskriminuar në institucionet e shtetit, përfshirë edhe Prokurorinë.

Sipas tij, përfaqësimi është tepër i ulët.

Ndryshe, merr vesh se postet drejtuese në Prokuroritë e Maqedonisë i mbajnë kryekëput maqedonasit. Nga ana tjetër Brukseli zyrtar dhe Evrokomesari Johanes Han duhet me shumë kujdes të shqyrtojë diskriminim që iu bëhet shqiptarëve të cilët i kanë të mbyllur dyert për t'u angazhuar si profesionistë në Prokurori dhe gjykata.

Pikërisht nga kjo Prokurori po bëhen gjykimet më të tmerrshme ndaj shqiptarëve si rasti i “Monstrës”, “Sopoti” dhe të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat