Nesër takim i ri liderësh të Maqedonisë

Maqedonia

Nesër takim i ri liderësh të Maqedonisë

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 14:04

Nesër do të ketë takim të ri liderësh të Maqedonisë, në tentim të zgjidhjes së krizës politike në vend.

Sipas TV 24 Vesti, pas takimeve intensive të ekipeve të VMRO-së dhe LSDM-së si dhe të liderëve Nikolla Gruevski dhe Zoran Zaev, nesër sërish në Klubin e deputetëve, katërshja do të ulet në një tavolinë negociatash me amsadorin amerikan Xhes Bejli dhe atë të BE-së, Aivo Orav.

Sipas po këtij burimi, sot në takime të ndara janë po ashtu liderët me ambasadorët në fjalë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat