Gruevski dhe Zaev bëjnë spektakël para shqiptarëve!

Maqedonia

Gruevski dhe Zaev bëjnë spektakël para shqiptarëve!

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 13:50

Partitë maqedonase VMRO-DPMNE dhe LSDM para opinionit po bëjnë një spektakël të vërtetë sidomos para shqiptarëve. Këta parti të cilët gjatë katër muajve vetam sa nuk i nxorrën armët dhe arritën kulmin e armiqësisë kjo skenë paraqitet vetëm para opinionit shqiptar por nga ana tjetër po ndodh e kundërta.

Burime të sigurta për “Zhurnal” bëjnë të ditur se këta dy parti deri në fund të javës do ta mbyllin Marrëveshjen e 2 qershorit dhe në mënyrë vëllazërore do të punojnë për të ardhmen e Maqedonisë.

Opinioni shqiptar ende e ka të freskët në kujtime koalicionin mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së në Komunën e Kërçovës dhe Strugës. Këto dy parti u bënë bashkë që në zgjedhjet lokale të mos lejojnë që kryetarët e këtyre dy komunave të jenë shqiptarë.

Gjithë makineria propagandistike dhe qeveria u bënë bashkë Gruevski me Cërvenkovskin që të mposhtin Fatmir Deharin në Kërçovë dhe Ziadin Selën në Strugë.

E gjithë kjo situatë dëshmon se partitë maqedonase rreshtohen në një linjë për interesat kombëtare dhe nacionale dhe kanë pot ë njëjtin qëndrim diskrimnues nbdaj shqiptarëve të Maqedonisë.

Nga an tjetër bashkimi i elitave politike shqiptare që ndodhi për herë të parë në historinë e Maqedonisë dha rezultate mbresëlënese. Të gjithë shqiptarët pa dallim nga përkatësia e tyre politike votuan për Fatmir Deharin dhe Ziadin Selën të cilët sot gëzojnë dhe mbajnë postin e kryetarëve të komunave.

Shqiptarët në Maqedoni asnjëherë nga kujtesa nuk mund ti harrojnë obstruksionet që bëhen nga partitë maqedonase, sidomos me pengimin që më shumë se 2.000 administratorë nga viti 2006 e këndej nuk lejohen që të sistemohen në institucionet shtetërore. Kjo bëhet me qëllim që shqiptarët të mos kenë qasje në institucionet e Maqedonisë.

Po ashtu partitë maqedonase bënë obstruksione dhe mezi votuan për zyrtarizimin e Universitetit Shtetëror të Tetovës (USHT) por nga ana tjetër nga viti 2006 e këndej maqedonasit themeluan dy universitete të reja shtetërore në Shtip dhe në Ohër.

Është për keqardhje se komplet institucionet shtetërore kontrollohen kryekëput nga maqedonasit. Kjo vërehet kur gjatë ditëve të punës ka ndonjë festë ortodokse, atëherë shqiptarët vetëm formalisht shkojnë në punë pasi nuk funksionon asgjë.

Në institucione shefat janë maqedonas, bankat janë tërësisht të kontrolluara nga maqedonasit dhe gjithë institucionet tjera me rëndësi. Andaj nga gjithë këto fakte shqiptarët nuk duhet të presin shumë nga Gruevski dhe Zaevi pasi ata para mediave janë armiq por pas mediave janë vëllezër dhe kanë të njëjtin mendim ndaj shqiptarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat