A do të arrestohet Zaevi?

Maqedonia

A do të arrestohet Zaevi?

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 12:44

A nuk është hipokrizi që gjykat të ndjek penalisht atë që “me dhunë i kundërshtohet Gruevskit” dhe i cili bisedon me Gruevskin për dalje nga kriza?

Këto janë disa nga pyetjet që i parashtroi opinion, pasi që gjykata e pranoi aktvendimin kundër Zaevit për rastin “Puç”, ndërsa lideri i LSDM-së deklaroi: “Nuk e njoh gjyqësorin si pushtet të pavarur, nuk do të shkojë në seanca, le të më burgosin”.

Ish prokurori publik, Lupço Shvrgovski, thotë se deklarata e Zaevit se nuk e njeh gjyqësorin, nuk mund të komentohet vetëm nga një aspekt sepse është e qartë se ajo ka edhe implikime politike.

“Është qëndrimi i tij, por procedura për këtë rast është e qartë. Nëse Zaev nuk paraqitet në seancë, dhe ka qenë i ftuar me kohë, Ligji parashikon që ai me forcë të sillet në gjykatë”, thotë Shvrgovski.

Por siç shkruan DW, kjo nuk do të ndodhë gjatë kohës sa zgjatin bisedimet, dhe gjatë kësaj periudhe Zaev do të llogaritet si “i ftuar i çrregullt” në gjykatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat