Që një funksionar të merr certifikatë sigurie duhet të jep leje DSK-ja

Maqedonia

Që një funksionar të merr certifikatë sigurie duhet të jep leje DSK-ja

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 11:09

Funksionarët shqiptarë në Maqedoni të cilët për arsye të ndryshme nuk mund të sigurojnë certifikatën e sigurisë janë të penguar nga Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) e drejtuar nga ish drejtori Sasho Mijallkov.

Njohësit e mirë të rrethanave thonë që një funksionar qoftë deputet, ministër, kryetar komune apo nëpunës shtetëror që të merr certifikatin e sigurisë duhet patjetër të shkojë në bisedë informative tek inspektorët e DSK-së.

Në këtë drejtori inspektorët hapin lëndën dhe shikojnë arkivin e funksionarit se vallë çfarë dosje ka gjatë jetës së tij, nëse është i involvuar në krim, ideologji fetare, ideologji kombëtare dhe të ndryshme.

Pas analizës së thellë inspektori kompetent i DSK-së jep mendim subjektiv nëse vallë një funksionari mund ti jepet certifikati i sigurisë apo jo. Nëse mendimi është negativ aplikuesi shumë rëndë e ka që gjatë jetës të merr certifikatin e sigurisë, informon Zhurnal.

Ditë më parë ish kryeparlamentari Stojan Andov në një deklaratë për Zhurnal duke folur për disa deputetë shqiptarë të cilët nuk posedojnë certifikatin e sigurisë dhe njëherësh dyert i kanë të mbyllura që të marrin pjesë në Komisionin parlamentar për mbikëqyrje të shërbimeve sekrete maqedonase tha se “DSK-ja e Maqedonisë funksionon si UDB-ja jugosllave”.

“Certifikati i sigurisë është dokument që verifikon se vallë një deputet nëse është bashkëpunëtor apo jo i shërbimeve të huaja sekrete. DSK-ja është organi kompetent nga i cili varet ky dokument dhe nga askush tjetër”, ka deklaruar Andov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat