Komisioni për marrëdhënie mes bashkësive etnike shqyrton zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

Maqedonia

Komisioni për marrëdhënie mes bashkësive etnike shqyrton zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 09:16

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seancë do të mbajë Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, Komiteti për marrëdhënie mes bashkësive dhe Komisioni Ligjdhënës juridik.

Në rend dite të Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive janë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për kadastër të patundshmërisë në lexim të dytë.

Anëtarët e Komisionit për marrëdhënie mes bashkësive do ta shqyrtojnë Propozim programin për punën e këtij Komiteti dhe Informatën për zbatimin dhe realizimin e Marrëveshjes kornizë të Ohrit, të përgatitur nga Sekretariatit për Zbatimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

Në rend dite të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve është Propozim vendimi për emërimin e anëtarit të Komisionit të Agjencisë për Komunikim Elektronik.

Në rend dite të Komisionit ligjdhënës juridik do të debatojnë rreth ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për tatim personal të të ardhurave, të Ligjit për cilësinë e prodhimeve bujqësore, të Ligjit për transport të materialeve të rrezikshme në komunikacionin rrugor dhe hekurudhor dhe të Ligjit për rrugë shtetërore, të gjitha me lexim të dytë.

Në seancë do të shqyrtohen edhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për marrjen dhe transplantimin e pjesëve nga trupi i njeriut për mjekim në lexim të parë, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për kadastër të patundshmërisë në lexim të dytë, si dhe disa ratifikime dhe marrëveshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat